Në momentet e vështira, kur një person i dashur ka ikur nga kjo botë, e kur kjo ndodh në vend të huaj, transportit të kufomës dhe ceremonitë e varrimit janë shqetësimet e klientëve tanë kur përballen më humbjën e madhe të me të dashurëve të tyre
Prandaj, ne, kompania Pikëllimi jemi në shërbimin tuaj që të lehtësojmë dhe bëjmë organizimin e kompletuar rnë rast të vdekjes së një të afërmi (tranportimin a kufomës/ve dhe organizim të ceremonisë së varrimit).
Kur vdekja ndodh në shtëpi, ne ju këshillojmë:
Të kontaktoni mjekun personal të të ndjerit ose mjekun kujdestar, mjeku do duhet të vërtetoj vdekjen e personit dhe të ju lëshoj vërtetimin e vdekjes për personin që ka ndërruar jetë.
Pas mjekut kontaktoni kompaninë tonë Pikëllimi për bartjen e kufomës nga shtëpia/banesa.
Kur vdjekja ndodh në spital, ne ju këshillojmë
Nëse i afermi juaj ndërron jetë në një spital, dokumentet lëshohen nga mjeku i trajtimit. Pastaj kontaktoni Kompaninë tonë Pikëllimi për ndihmë rreth transportit dhe ceremonisë së varrimit.
Cilat dokumente duhet të sigurohen nga familjari i të ndjerit?
Cilat dokumente janë të nevojshme për të kryer funeralin/varrimin?
Letërnjoftimi i të ndjerit (pasaportë) origjinale.
Lejeqendrimi në vendin e huaj
Certifikatën e lindjës
Certifikatën e kunorës ( nëse është i/e martuar) dhe një kopje e pasaportës së partnerit/s.
Nëse personi është i/e divorcuar, certifikata e plotëfuqimshme nga gjyakata përkatëse;
Të gjitha dokumente e lartëcekura duhet të jenë origjinale;
Ndërsa për dokumente tjera për kthimin për në vendlindje merret kompania jonë Pikëllimi e cila punon më përgjëgjësi të plotë që sa me shpejtë i/e njderi të kthehet në vendlindje.
Nëse vdes një pensioner/e, lusim familjaret që brenda 14 dite të bëjnë një kërkesë në Entin Pensional për parapagimin tre mujorsh të pensionit tek personi i cili e trashëgon pensionin.