Ndermarrja e Varrimeve “PIKELLIMI” ju ofron shërbimin e bartjes/transportit të kufomave  nga vendet europjane si Gjermania, Zvicra, Austria, Slovenia, Luksemburgu, Hollanda, Belgjika Franca, Italia, Suedia, Norvegjia dhe Danimarka, për në atdhe, si në Kosovë, Shqipëri, Preshevë, Kosovë Lindore dhe Maqedoni.

Transporti i kufomave bëhet me makina moderne të specijalizuara për këtë shërbim, si dhe me transport ajror/Aeroplan.

Gjithashtu, ndermarrja e Varrimeve “PIKELLIMI” ju ofron edhe shërbime administative,  rregullim të dokumentacionit përkatës pë transferim të kufomës, porositje të arkivoleve si dhe organizim të ritualeve fetare sipas kërkesës.

Ne mund të kujdesemi për çdo çështje administrative, ligjore dhe logjistike që mund t’ju pengojnë për sjelljen  e të dashurit tuaj të vdekur në vendin e tyre të pushimit përfundimtar si dhe mund të organizojmë edhe ceremonitë e varrimit.

Ne japim informacione 24/7 dhe nëse na zgjidhni të kujdesemi për të dashurin tuaj të vdekur ne do të kujdesemi për të gjitha sfidat logjistike dhe administrative për ju dhe do t’ju informojmë çdo hap të rrugës.

Kompania ‘PIKELLIMI‘ gjithmonë në shërbimin tuaj për të ngushlluar dhe ofruar dinjitet lotëve tuaj.