Mirsevini ne webfaden oficile të kompanis „PIKELLIMI“

Ndermarrja e Varrimeve „PIKELLIMI“ është një partner me përvojë dhe profesional që bën bartjen/transportin e kufomave prej evropes për në vendlindje.  Misioni kompanisë „PIKELLIMI“ është për të ndihmuar atje ku të tjerët nuk munden.

Kompania „PIKELLIMI“ përpiqet të ofrojë një shërbim që do t’ju ndihmonte në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me riatdhesimin ndërkombëtar, duke e mbajtur koston financiare në një minimum gjatë një kohe tashmë të vështirë për familjen.

Reputacioni i kompanisë „PIKELLIMI“ është ndërtuar mbi njohuritë e forta të procedurave ligjore anembanë Europës perendimore, traditave dhe kujdesit që ua ofrojmë klientëve tanë.

Ndermarrja e Varrimeve „PIKELLIMI“ ka ndërtuar marrëdhënie të forta me institucionet e varrimit, kompanitë ajrore, institucionet qeveritare, agjencitë e ndihmës dhe institucionet fetare anembanë Europës perendimore për të siguruar që shërbimet të funksionojnë normalisht dhe me kosto efikase.

Stafi profesional në krye me z. Fatmir Eljezi kryejnë 24/7-shërbim të shpejtë dhe korrektësi të jashtzakonshme. Personeli i  kompanisë „PIKELLIMI“ është multikulturor edhe kujdeset për të gjitha besimet, kombësitë dhe fetë. Stafi profesional ka njohuri të gjera të të gjitha aspekteve ligjore të riatdhesimit të kufomave si dhe traditave anembanë. Ne japim informacione 24/7 dhe nëse na zgjidhni të kujdesemi për të dashurin tuaj të vdekur ne do të kujdesemi për të gjitha sfidat logjistike dhe administrative për ju dhe do t’ju informojmë çdo hap të rrugës